KEK-u jep detaje për shpërthimin e zjarrit në afërsi të Termocentralit Kosova B

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 16:39
KEK-u jep detaje për shpërthimin e zjarrit në afërsi të Termocentralit Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në afërsi të Termocentralit Kosova B.

Sipas KEK-ut zjarri ka shpërthyer në një deponi të hedhurinave ri-cikluese.

Më tutje në njoftim bëhet e ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit e KEK-ut.

“Zjarrëfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në një deponi në Obiliq. Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi  të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri. Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrë fikjes dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2,  menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)