
Ejupi i reagon Shpend Ahmetit: Gënjen sa është i rëndë

Ish-kryetari i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, i ka reaguar ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas komenteve të këtij të fundit kur u përfol lajmi se Ejupi mund të kandidojë për kryetar të FFK-së.
Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Twitter ka thumbuar Remzi Ejupin i cili tashmë zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për të parin e FFK-së.
Remzi Ejupi njihet si njëri prej aksionarëve më të mëdhenj në klubi Prishtina, derisa për mos sukses e ka akuzuar Ahmeti.
“Remzi Ejupi prej Prishtina në FFK. Sbon vec Prishtinen don me bo bërllog në tona anët”, kishte shkruar Ahmeti.
Ejupi ka thënë se Ahmeti kurrë asnjë euro nuk e ka dhënë për Prishtinën dhe se do të mbahet mend si kryetar parazit.
“Shpend Ahmeti ka mu mbajt mend për një send. Kurrë asnjë euro në Prishtinën nuk e ka dhënë. Gënjen sa është i rëndë. Për borxhet nuk mund të gënjej. Ka qenë penguesi kryesor për tu ndërtuar stadium i Prishtinës. Kurrë në jetën e vet. Ka mu mbajt mend si njeri ma parazit që e ka dëmtuar qytetin. Edhe sportin njëherë nuk ka qenë në gjendje me ardh në fushë. E din ai ku ka ndejt më së miri”, tha ai.
(Kosova Sot Online)