Johnson reagon pas bombardimit të spitalit në Ukrainë

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 18:11
Johnson reagon pas bombardimit të spitalit në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas bombardimit të një spitali të maternitetit në qytetin e rrethuar ukrainas, Mariupol, nga forcat ruse.

“A ka diçka më të ligë sesa të sulmosh të dobëtit dhe të pambrojturit”, ka shkruar Johnson në Twitter krahas lajmit për shkatërrimin e spitalit.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po shikon për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore derisa shtoi se “do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”.

Për sulmin në spital ka shkruar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu drejtua botës, duke thënë se është bërë “bashkëpunëtore që injoron terrorin”.

Ai tha se ka njerëz nën rrënojat e spitalit, përfshirë edhe fëmijë. 

(Kosova Sot Online)