Çmimet e larta të produkteve ushqimore, panik tek qytetarët

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 21:05
Çmimet e larta të produkteve ushqimore, panik tek qytetarët

Mielli, sheqeri, vaji, qumështi dhe kafja janë vetëm disa nga produktet që kanë shënuar rritje të çmimit.

Rafti i vajit ushqimor mbeti i zbrazët në njërën nga qendrat më të mëdha tregtare në vend.

Interesimi ishte më i lartë për këtë produkt pasi kushtonte më lirë, ani pse kishte origjinë serbe.

Blerës të tjerë u zhvendosën në pjesën tjetër për t’u furnizuar me këtë produkt.

Krejt kjo panik erdhi pasi që qytetaret u informuan se mund te ketë rritje te çmimit te këtij produkti.

Njëjte ishte gjendja edhe me thasët e mielli ku nuk mund te gjeje te tille mbi 25 kilogram qe si  qe si çmim kushton mesatarisht 13 euro.

Aty ishin vetëm thasë te vegjël te cilëve gjithashtu iu ishte rritur çmimi.

Por konsumatorët i kishin mbushur shportat edhe me to.

Tek arkat ku kryhen pagesat u krijuan radhë këtë të mërkurë.

Për te u furnizuar me produkte ushqimore dikujt edhe mund te i ketë kushtuar sa komplet paga mujore.

Pos këtyre, edhe çmimi i sheqerit, sasia 5 kilogramë ka arritur gati në 5 euro.

Qytetaret blinin me shumice edhe ketë produkt.

Edhe qumështi nuk kushtonte ashtu si më parë pasi që litri kishte kaluar  ne 1 euro e 25 cent. 

Një nga produktet tjera që kosovarët përdorin shumë është kafja.

Çmimi për gjysmë kilogrami, kushton më shumë se 3 euro.

Ajvari qe shumica e kosovareve edhe e prodhojnë vet por qe ne raftet e këtij marketi ishte i importuar, çmimin e kishte afër 4 euro.

Ndryshe, vërehet se në këto dyqane ushqimore, produktet që importohen nga Serbia janë më të lira ose shiten me ofertë.


(Kosova Sot Online)