Kryediplomatja gjermane: Po punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 20:43
Kryediplomatja gjermane: Po punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tha se shteti që ajo përfaqëson po punon për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave edhe këtë e thash shumë qartë. Për mua nuk është në pikëpyetje se neve na duhet liberalizimi i vizave për Kosovën dhe paqen e krijojmë vetëm së bashku me njerëzit”, tha Baerbock.

“Ne po përpiqemi dhe po punojmë me tërë forcën në mënyrë që këtë çështje ta çojmë përpara së bashku”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)