Komunat me shumicë serbe në përkrahje të Rusisë

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 23:01
Komunat me shumicë serbe në përkrahje të Rusisë

Banorët në komunat me shumicë serbe në Kosovë e kanë arsyetuar agresionin rus në Ukrainë, thonë që prapa kësaj situate qëndron Amerika.

Tani shërben si sallon bukurie. Por, deri para pak muajsh, ky objekt në Zveçan shërbente si pijetore.

E në hapësirat e tij, figuronte një mural i presidentit rus, Vladimir Putinit.

Secili prej tyre që pyetet për agresionin rus në Ukrainë, një gjë e ka të qartë: përkrahjen për Rusinë.

Megjithatë, një vajzë nga Zveçani, arsyeton përkrahjen që qytetarët në komunat me shumicë serbe, kanë ndaj Rusisë.

Mirëpo, e njëjta shprehet kundër luftës, duke thënë që prapa saj fshihet dikush tjetër.

Veprimet e presidentit rus, Vladimir Putinit, i arsyeton edhe një i ri tjetër nga Mitrovica e Veriut.

Por, të tjerë thonë që kjo situatë është e trishtë, pasi që thotë se dy vendet kanë afërsi.

Edhe në Serbi janë organizuar aktivitete në përkrahje të Rusisë, ndryshe nga shumica tjetër e botës.


(Kosova Sot Online)