'Po nuk ranë çmimet, do të bjerë qeveria'

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 17:34
'Po nuk ranë çmimet, do të bjerë qeveria'

Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Do mblidhemi këtu me qindra e me mijëra po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, tha një prej protestuesve.

(Kosova Sot Online)