Zelenskiy bisedon mbi 1 orë me kryeministrin

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 10:54
Zelenskiy bisedon mbi 1 orë me kryeministrin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje për mënyrat për ta ndaluar luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për ta zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit të Izraelit.

Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Pas thirrjes, Zelenskiy shkroi në Twitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.


(Kosova Sot Online)