NY Times shkruan për gazetarin e vrarë në Ukrainë

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 15:21
NY Times shkruan për gazetarin e vrarë në Ukrainë

“Brent Renaud, gazetar amerikan, është vrarë në Ukrainë”. Kështu New York Times, gazeta prestigjioze amerikane, ka njoftuar për vdekjen e gazetarit të saj.

“Brent Renaud, regjisor dhe gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në Ukrainë të dielën ndërsa raportonte në një periferi të kryeqytetit, Kyiv, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës”, shkruan NY Times.

Detajet e vrasjes së tij nuk janë tash për tash të qarta.

“Z. Renaud, 50 vjeç, kishte punuar për një sërë organizatash të lajmeve dhe mediave amerikane në të kaluarën, duke përfshirë HBO, NBC dhe The New York Times. Autoritetet ukrainase thanë se ai u vra në Irpin, një periferi që ka qenë vend i bombardimeve intensive nga forcat ruse ditët e fundit, por detajet e vdekjes së tij nuk qenë menjëherë të qarta. Zyrtarët ukrainas thanë se një gazetar tjetër u plagos gjithashtu”, shkruan gazeta amerikane.

(Kosova Sot Online)