Trupat ruse hedhin në erë municione përballë termocentralit më të madh bërthamor

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 16:59
Trupat ruse hedhin në erë municione përballë termocentralit më të madh bërthamor

BBC shkruan se trupat ruse kanë hedhur në erë municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya.

Një mesazh pasues nga kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, thotë se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.

Rusia mori kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë më 4 mars, pasi u godit nga bombardimet.

Centrali, i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper, prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)