
Shishani: Aksioni “Pika” nuk do të përfundojë këtu

Ish-kryeshefi i IPK-së, Fitim Shishani beson se aksioni i sotëm në të cilin u arrestuan 48 policë dhe dy doganierë nuk ka përfunduar.
Shishani tha se këto vlerësime i ka në bazë të përvojës së tij në IPK dhe Policinë e Kosovës.
“Në bazë të përvojes sime në këtë institucion dhe në Polici – nja tetë vjet kam punuar edhe në Polici – ky aksion nuk do të përfundojë këtu. Në bazë të vlerësimeve të mia. Nuk kam informacione sepse jam totalisht jashtë kuadratit të IPK-së, por në bazë të përvojës që kam në këtë drejtim, aksioni nuk do të përfundojë këtu”, tha ai.
Ish-kreu i IPK-së tha se numri i të arrestuarve nuk është befasues, ndërsa paralajmëroi se “mund të ketë edhe të tjerë tash”.
Ai tha se korrupsioni në PK nuk mund të çrrënjoset, por mund të zvogëlohet.
(Kosova Sot Online)