Johnson: Perëndimi e bëri një gabim të madh në vitin 2014

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 17:57
Johnson: Perëndimi e bëri një gabim të madh në vitin 2014

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se Perëndimi bëri një gabim të madh në vitin 2014 që e la Putinin ta merrte Krimenë dhe kjo të kalonte pa pasoja.

Siç raporton BBC, Johnson tha se është e nevojshme që Perëndimi të ndalojë së qenuri i varur nga nafta dhe gazi rus, sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar Kremlinin.

Kjo deklaratë është lënë në hije nga shpallja e sanksioneve të reja britanike ndaj Rusisë. Rreth 100 persona të tjerë të lidhur me autoritetet ruse janë shënjestruar duke u vënë nën sanksione.

BE ka nisur gjithashtu një paketë të katërt sanksionesh kundër Rusisë.

(Kosova Sot Online)