
Biden do të takohet me krerët e NATO’s dhe BE’së në Bruksel

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të bashkohet me liderët e Bashkimit Evropian dhe NATO’s në Bruksel javën e ardhshme, thotë Shtëpia e Bardhë.
Takimi i liderëve të BE’së dhe NATO’s ka do të fokusohet në pushtimin rus të Ukrainës.
Presidenti amerikan do t’i bashkohet homologëve të tij të BE-së të enjten më 24 mars, megjithëse më shumë detaje priten së shpejti.
Rusia vendosi t’i ndalojë hyrjen në vend Presidentit amerikan.
Masa “është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhej në deklaratë.
Gjithashtu ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj Presidentit Biden, Sekretarit të Shetit, Antony Blinken, dhe sh-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.
(Kosova Sot Online)