
Donika Gërvalla shkarkon vajzën e Bujar Bukoshit dhe vëllain e Leonora Jakupit

Njëmbëdhjetë punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme tashmë i është ndërprerë kontratat e punës, me një vendim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla.
Burime të Gazetës kanë thënë se në mesin e të shkarkuarve është edhe vajza e Bujar Bukoshit , Shota Bukoshi dhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares Leonora Jakupi.
Një emër tjetër që ka arritur ta siguroi redaksia se në mesin e 11 të shkarkuarve është edhe Rrahim Morina, diplomat.
Ndryshe Gazeta Blic më herët raportoi se shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, ka marrë vendim që të ndërpresë marrëdhënien e punës 11 punonjësve të kësaj ministri.
Gazeta Blic ka arritur që të siguroj emrat e disa prej zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.“Shota Bukoshi, Bahrije Hoti, Adnan Dragaj, Florim Krasnqi”, janë disa prej 11 zyrtarëve të larguar nga puna.
(Kosova Sot Online)