Hoti publikon përmbajtjen e projektrezolutës për dialogun me Serbinë

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 16:37
Hoti publikon përmbajtjen e projektrezolutës për dialogun me Serbinë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës nuk u votua Rezoluta e opozitës për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka publikuar rezolutën e plotë me dy pika.

Ai tha se kjo rezolutë nuk u përkrah nga mazhoranca.

“Kjo është rezoluta për dialogun e propozuar nga opozita, e cila sot nuk u votua nga mazhoranca. Nëse dialogu nuk është për njohje, atëherë për çfarë dialogohet?”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.  


(Kosova Sot Online)