
A do të vizitojë presidenti Macron Ukrainën?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk pritet që në këtë fazë të realizojë një vizitë në Kiev.
Zëdhënësi i Qeverisë në Francë, Gabriel Attal e konfirmoi.
Vizita do të mund të parashikohej sapo do të mendohej e dobishme për zgjidhjen e krizës, tha Attal.
Së fundi Kievi priti tre liderë europianë.
Më presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në kryeqytetin ukrainas u takuan kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke.
Vizita ishte organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
(Kosova Sot Online)