Bëhet virale një fotografi e Erdogan e realizuar 20 vjet më parë

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 21:31
Bëhet virale një fotografi e Erdogan e realizuar 20 vjet më parë

Një fotografi e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan e realizuar 20 vjet më parë u bë sërish virale.

Aty, tani i pari i shtetit turk, shihet në një tavolinë bilardoje derisa shënon në një pozitë jo të zakontë.

Erdogan godet bilat e bilardos në stilin e Marthin Luter King. Aktivisti dhe udhëheqësi i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane një veprim të tillë e kishte bërë më 1966.

“Presidenti ynë 20 vjet më parë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në Tëitter nga faqja që përcjell aktivitetet e Erdgan.

(Kosova Sot Online)