
Rrëfimi i Iryna Zemlyana për ditën e fundit të paqes në Ukrainë

Kur Iryna thoshte “Lavdi Ukrainës”, dukej sikur po e thonë në kor, 44 milionë ukrainasit përnjëherë. Ajo është një eksperte e sigurisë së gazetarëe nga Kyivi, që lufta e ktheu në refugjate. Lexojeni të plotë rrëfimin e Iryna Zemlyana, nga Polonia.
“Këtu nis Evropa”, shkruan para Qendres Evriopiane të Solidaritetit, në Gdansk. Ka edhe kuptim gjeografik kjo, se në brigjet e Baltikut, aty ku përfundon Gdanski, nis Kaliningradi. Por, në këtë situatë në Evropën Lindore, ky sllogan duket sikur është shkruar në ballin e Polonisë.
Në Gdansk, qytet në Poloninë veriore, kudo, flamuri i shtetit polak shoqërohet me atë ukrainas. Kjo portreton Poloninë dhe Ukrainën, që janë kthyer në binomin e Qendres dhe Lindjes së Evropës. Tashmë ndihma e Polonisë për fqinjtë nuk ka nevojë për asnjë prezantim.
Në sallën, ku janë mbledhur prej gjithë Evropës, njerëz që në një mënyrë a tjetren lidhën me media, s’ka se si të mos flitet për luftën në Ukrainë. Nga ngjarja me dhjetëra, ndoshta edhe qindra veta, s’ka se si të mos mbahen mend fjalimet e ukrianases, Iryna Zemlyana.
Ajo fliste plotë emocion. Zëri saj herë rritej, të themi nga mllefi i pushtimit të shtetit të saj, e herë dridhej nga dhimbja kur përshkruante gjendjen atje. Por, fundin e përmblidhte krenarisht me “Lavdi Ukrainës”. Këtë e kisha dëgjuar shumë herë virtualisht prej Presidentit Zelenskyy, e poshtë. Kur e thoshte aty në sallë Iryna, më dukej sikur po e dëgjoja të thuhej në kor nga 44 milionë ukrainasit në të njëjtën kohë.
Iryna Zemlya është eksperte për sigurinë e gazetarëve. Nisur nga dhuntitë e profesionit të saj, por edhe nga informatat, e nuhaste luftën. E dinte thuajse saktë kur Rusia do ta sulmonte shtetin e saj. Këtë e thotë në një rrëfim, në Qendren Evropiane të Solidaritetit.
Iryna, e cila la Kyivin kur nisën luftimet në Ukrainë, flet për 23 shkurtin, sikurse flasin njerëzit kur i pyet se cdo të bëje po të kishe 24 orët e fundit të jetë. Ajo kishte 24 orët e fundit në Kyvin e pabombarduar. Thotë se 23 shkurtin dëshiron ta quaj “Dita e fundit e paqes”.
“Unë e dija se lufta do të ndodhte. Gjithashtu, kishim informata për këtë, kështu që, unë isha përgatitur”, nis rrëfimin ajo.
“Në ditën e fundit, e quaj atë ditën e fundit të paqes, u takova me një shoqe timen për drekë. Shkova në restorantin tim të preferuar. Hëngra shujtën time të preferuar, sepse e dija se lufta do të nisë”.
“Pas kësaj, takova të dashurin dhe shkova edhe në kafenënë e preferuar, të pija kafen time të preferuar. Pastaj shkova në zyrë dhe mora disa gjëra të ndihmës së parë” .
Iryna thotë se nisi të mblidhte gjërat e saj një ditë para bombardimeve, se s’donte që okupimi ta zinte papërgatitur.
“Mora laptopin e punës dhe disa dokumente, sepse e dija që nëse Kyivi okupohet, ata [forcat ruse] do t’i merrnin” .
Ukrainasja thotë se burimet e saj i tregonin se pas një ditë, më 24 shkurt, Rusia do të niste invazionin. Dhe, burimet e saj në CNN, i kishin dhënë informatë të saktë.
“Kyvi është i ndarë në anën e majtë dhe të djathtë. Unë jetoj në anën e majtë. Nëse lufta do të niste, urat do të shkatërroheshin, kështu që unë s’do të mund të largohesha. Prandaj, ne vendosëm të shkonim ta merrnim canten time dhe ishte ide më e mirë që natën ta kalonim në anën tjetër të Kyivit”, thotë Iryna.
Pastaj bëhet 24 shkurti, dhe nis numërimi mbrapsht i orëve të para të asaj dite për Irynen. Thotë se nuk ka fjetur në asnjë moment
dhe se ka patur “ekskluzivitetin” të dëgjonte bombat e para të luftës që po niste, e që nga shumëkush shihej si Lufta e Tretë Botërore.
“Nuk kam fjetur kurrë atë natë. Burimet nga CNN na thanë se invazioni nis në 4, por nisi në 5. Unë i dëgjova bombardimet e para dhe për pesë minuta qëndrova në qetësi të plotë, më pas e zgjova të dashurin”,
Iryna e ka lënë Kyivin po atë ditë, ndërsa aty ka lënë të dashurin e saj, i cili e ka të ndaluar të largohet nga vendi, me dekret shtetëror. Ai, thotë Iryna, është gazetar. Edhe prindërit i ka në Ukrainë. Ata thotë se jetojnë në Evropën Qendrore dhe nuk ndihen të sigurt, sepse kurrë nuk e dinë mos bombardohet vendi ku jetojnë. Tregon se ka kontakt me ta, kur nuk janë në ndonjë bunker.
“Këtë mëngjes, nëna ime qëndroi në bunker. Kur ajo është aty, nuk kam ndonjë kontakt, sepse s’mund ta marrë, por përndryshe, flasim kohë pas kohe”.
Brengën më të madhe e ka për një mike e kolege të saj, e cila është në qytetin e bllokuar të Mariupolit, e për të cilën, në momentin që po flet, nuk e di se a është gjallë, apo është vrarë.
“Të gjithë miqtë dhe të afërmit e mi janë atje, në pjesë të ndryshme të Ukrainës. Për shembull, shoqja dhe kolegia ime është në Mariupol – qytet i cili është komplet i bllokuar. Ata nuk kanë as ujë, as kontakt me të tjerët, as ushqim. Asgjë. Nuk jam dëgjuar me të që nga 2 marsi dhe nuk e di cfarë ka ndodhur me të. Nuk e di a është gjallë, a jo”, thotë Iryna.
Ajo s’do që asgjë rreth shtetit të saj t’i takojë Rusisë. E ka shumë të rëndësishme që emri I Kyivit nëpër botë, të mos njihet rusisht. E ka të rendësishme që edhe gërmëzimi i qytetit të saj të jetë i pavarur nga Rusia. Thotë se është KYIV, e jo KIEV, dhe as s’duhet të shqiptohet asisoji.
Se bota, në shumicë, bashkëndjen me ukrainasit, e kupton kudo që kalon. Një kamarier që po shërbente në Aeroportin e Vjenës, sapo mori vesh se një grua me një vajzë të vogël ishin nga Ukraina, nisi t’i trajtonte vecantë. Sikur donte të kontribuonte në lehtësimin e dhimbjes së tyre, me cokollatat dhe ujin që i falte vajzës së vogël.
Edhe me Irynën në Gradsk solidarizoheshin të gjithë kolegët e saj nga Evropa, të cilët edhe kishin vendosur flamurin e Ukrainës në këmishat e tyre. Iryna thotë se ajo dhe vendasit e saj e shohin këtë solidarizim, dhe kjo i mban gjallë.
“Nëse flas për njerëzit e thjeshtë, dua t’u them të gjithëve faleminderit, sepse kjo përkrahje dhe ky solidaritet është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk do të ishim akoma gjallë nëse s’do t’i shihnim ngjyrat kaltër e verdhë në gjithë botën”.
(Kosova Sot Online)