Blerim Isufaj rekomandohet për kryeprokuror të shtetit

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 20:00
Blerim Isufaj rekomandohet për kryeprokuror të shtetit

Ka përfunduar procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Për të marrë këtë pozitë është rekomanduar Blerim Isufaj.

Në garë për të marrë besimin e anëtarëve të KPK-së për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të premten janë intervistuar nga paneli vlerësues, ndërsa me numrin më të madh të pikëve u poentua Blerim Isufaj, me gjithsej 98.

Sipas rezultatit të intervistimit: Blerim Isufaj është vlerësuar me 98 pikë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

(Kosova Sot Online)