Në muret e një kishe në Shtime shkruhet simboli rus “Z”

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 09:43
Në muret e një kishe në Shtime shkruhet simboli rus “Z”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në muret e objektit të një kishe në Shtime dikush ka shkruar simbolin rus “Z”.

Përmes raportit, Policia ka bërë me dije se rasti është në procedurë hetimore.

“GRAFITE TË SHKRUARA NË OBJEKTIN FETAR- Rr. Skender Salihaj, Shtime 18.03.2022-NN. Gjatë patrullimit policia kanë vërejtur se person-a të panjohur në muret e objektit të kishë kanë shkruar grafitë (shkronjën Z) . Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.

Ndryshe, fillimisht, simboli ‘Z’ u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

(Kosova Sot Online)