Papa Françesku: Shpenzimi për armë është skandal

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 14:35
Papa Françesku: Shpenzimi për armë është skandal

Papa Françesku ka dhënë sot një tjetër mesazh për situatën e luftës në Ukrainë, ndërkohë që Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt. Ati i Shenjtë thekson se përse duhet bërë luftë, kur konfliktet mund të zgjidhen duke folur. Sipas tij, shpenzimi për armë është skandal, ndërkohë që duhen bërë beteja në të tjera aspekte.

“Pse të bëjmë luftë me njëri-tjetrin për konfliktet që ne duhet t’i zgjidhim duke folur me njëri-tjetrin si burra? Pse të mos bashkojmë forcat dhe burimet tona për të luftuar së bashku betejat e vërteta të qytetërimit: luftën kundër urisë dhe etjes; luftën kundër sëmundjeve dhe epidemitë, lufta kundër varfërisë dhe skllavërisë sot. Pse?

Disa zgjedhje nuk janë neutrale: të ndash një pjesë të madhe të shpenzimeve për armë do të thotë t’i heqësh për diçka tjetër, që do të thotë të vazhdosh t’ua heqësh edhe një herë atyre që u mungon ajo që është e nevojshme. Dhe ky është skandal: kostoja e armëve. Sa është shpenzuar për armë, e tmerrshme!” tha Papa.

(Kosova Sot Online)