Familja e Sefer Pecit po jeton në kushte të rënda ekonomike

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 14:30
Familja e Sefer Pecit po jeton në kushte të rënda ekonomike

Familja e Sefer Pecit po jeton në kushte të rënda ekonomike në Tunelin e Parë të Mitrovicës.

Kjo familje 5-anëtarshe, ka një banesë e cila i është blerë nga donatorët, por familja tani ka disa probleme tjera.

Një fqinj i tyre ka kontaktuar, me qëllim që t'i ndihmohet me veshmbathje dhe ushqim.

Ai ka treguar  se familja ka mungesë ushqim dhe të veshmbathjeve, ndërsa ka dërguar edhe fotografi të anëtarëve të familjes.

Sipas tij, anëtarët e familjes nuk posedojnë as telefon, mirëpo ata që shprehin vullnetin ta ndihmojnë mund ta kontaktojnë tek Erlind Smajli në këtë numër telefoni 049135797.

(Kosova Sot Online)