Dorëheqja e Bashës, reagon Grida Duma

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 18:39
Dorëheqja e Bashës, reagon Grida Duma

Grida Duma tha se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga kreu i PD, është koha që të gjithë demokratët të shpalosin energjitë për ringritjen e  partisë në fitore.

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe! Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, tha Duma.

(Kosova Sot Online)