Rusja iu ofron kurse falas të anglishtes refugjatëve ukrainas në Angli

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 17:16
Rusja iu ofron kurse falas të anglishtes refugjatëve ukrainas në Angli

Një grua ruse që e drejton një shkollë të gjuhëve në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ajo ofron mësime falas të anglishtes për refugjatët ukrainas që arrijnë në vend.

“Këta njerëz nuk do të njohin askënd, por nëse mund t’i bëj të ndihen rehat dhe të qetësohen, kjo është diçka e mirë”, thotë Tatiana Salvage, e cila ka dhënë mësim rusisht në Winchester për dy vitet e fundit.

“Të mësosh gjuhën dhe kulturën e vendit ku do të jetoni është shumë e rëndësishme”, shton ajo.

Tatiana, e cila ka qenë mësuese e gjuhës për më shumë se 10 vjet, thotë se ka marrë “interesim të madh” nga grupet e refugjatëve në Winchester dhe në qytetin e afërt të Basingstoke.

“Unë mendoj se mësimi i një grupi prej 10 vetash do të ishte mirë, por kjo varet nga kërkesa”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)