
53.2% e pensionistëve deklarohen se do të votonin për Vetëvendosjen

Hulumtimi i UBO Consulting tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 53.2 për qind e pensionistëve do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje.
Për LDK’në do të votonin 21.1 për qind e pensionistëve derisa 11.0 për qind e tyre do të votonin për PDK’në.
9.2 për qind e pensionistëve do të zgjidhnin AAK’në derisa 2.8 për qind Nismën e 0.9 për qind Lisën Serbe e Guxo.
Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.
Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.
Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022.
(Kosova Sot Online)