Për nder të Albright, nesër ndizen qirinj në Prishtinë

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 19:53
Për nder të Albright, nesër ndizen qirinj në Prishtinë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se nesër në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, do të ndezën qirinj.

Ndezja e qirinjve do të bëhet nesër në orën 19:30 në bustin e ish-sekretare Albright në Prishtinë.

“Në shenjë mirënjohje dhe kujtimi ndaj mikes së madhe të Kosovës Sekretares Albright, ju ftoj që të më bashkangjiteni nesër të ndezim nga një qiri. Sekretarja Albright ishte aty për ne në ditët tona më të vështira, anda të mbledhemi për herë të fundit për ta nderuar atë”, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga.

(Kosova Sot Online)