Kurti ka gjetur zgjidhje për rrjetet sociale

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 22:17
Kurti ka gjetur zgjidhje për rrjetet sociale

Në momentin kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillonte intervistë në një televizion kosovar, një ‘tweet’ nga profili i tij zyrtar doli në rrjetin social Twitter.

Në këtë ‘tweet’, Kurti tregoi se ka biseduar me laureatin e çmimit Nobel për ekonomi, Joseph Stiglitz.

Si duket, Kurti ka gjetur zgjidhje për rrjetet sociale, ku dikush tjetër po poston për të. Nga ky ‘tweet’ lë të kuptohet se prapa profilit zyrtar të Kurti në Twitter qëndron edhe dikush nga ekipi tij.

(Kosova Sot Online)