Orban refuzon kërkesën e Zelenskyt, s’lejon transferimin e armëve as sanksionet kundër Rusisë

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 17:12
Orban refuzon kërkesën e Zelenskyt, s’lejon transferimin e armëve as sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të lejuar transferimin e armëve, si dhe për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke thënë se po të bënte këtë do të ishte “kundër interesave të Hungarisë”.

Orban hodhi poshtë kërkesat e Zelensky në Këshillin, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte, kështu që nuk do të lejojë transferimin e armëve në Ukrainë,” tha Kovacs.

Orban thotë se pakica etnike-hungareze në perëndim të Ukrainës do të kërcënohej nëse Hungaria dërgonte armë në Kiev.

Hungaria, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev, ose t’i lejojë ato të kalojë nëpër territorin e saj. Megjithatë, ajo ka lejuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë ukrainas të hyjnë në territorin e saj.

Orban ka kultivuar lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin vitet e fundit, shkruan CNN.

Zelensky në një fjalim ku ishte drejtuar liderëve të BE-së të enjten, i ka kërkuar Orbanit të miratojë zgjerimin e sanksioneve, të lejojë armët të kalojnë në Ukrainë dhe të ndërpresë lidhjet e biznesit me Rusinë.

“Dëgjo, Viktor, a e di se çfarë po ndodh në Mariupol?”,  tha Zelensky, duke iu referuar qytetit të rrethuar juglindor të Ukrainës.

“Një herë e përgjithmonë duhet të vendosni me kë jeni”, tha ai.

(Kosova Sot Online)