
Në Prishtinë ndizen qirinj në nderim të Madeleine Albright

Të premten në mbrëmje në Prishtinë u ndezën qirinj para bustit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën në moshën 84 vjeçare.
E premtja ishte ditë zie në Kosovë në nderim të jetës dhe veprës së Albright.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, që mori pjesë në ndezjen e qirinjve, tha se Kosova është një nga trashëgimitë më të mëdha të ish Sekretares se shtetit.
Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, që i dha fund luftës më 1999.
(Kosova Sot Online)