
Hajnat hynë në shtëpinë e prishtinasit, ja çka i vodhën

Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur tri orë dore me vlerë të konsiderueshme.
Rasti po hetohet, njofton policia.
Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË /Prishtinë 26.03.2022-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur 3 orë dore me vlerë të konsiderueshme. Rasti nën hetime.
(Kosova Sot Online)