
Inteligjenca britanike: Kundërsulmet e Ukrainës po i pengojnë rusët të rigrupohen

Një raport i ri i inteligjencës ushtarake britanike është publikuar.
Në raportin e ri të inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar thuhet se fusha e betejës në të gjithë Ukrainën veriore ishte “ende kryesisht statike”.
Kundërsulmet lokale nga forcat ukrainase, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, po i parandalojnë përpjekjet ruse për të rigrupuar forcat e tyre.
“Forcat ruse duket se po përqendrohen në përpjekjet për t’i rrethuar forcat ukrainase që përballen me separatistët në lindje dhe për të bërë përparim nga Kharkiv në veri dhe Mariupol në jug”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)