Në cilën anë është Hungaria? Orbani kapet me Zelenskyn

  • A.P /
  • 27 March 2022 - 14:56
Në cilën anë është Hungaria? Orbani kapet me Zelenskyn

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje shteteve të NATO-s që ta rrisin mbështetjen ushtarake për vendin e tij, duke i paralajmëruar ata se objektivi i ardhshëm rus mund të jenë anëtarët e NATO-s në Europën Lindore, përfshirë Poloninë.

“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe nuk do të lejojë transferimin e armëve në Ukrainë”, tha Orban dje, sipas zëdhënësit të qeverisë së tij Zoltan Kovacs. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Budapesti ka pranuar refugjatë, por ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake dhe ka ndaluar transferimin e armëve vdekjeprurëse në të gjithë territorin e tij.

Orban dënoi pushtimin rus të Ukrainës, por nuk kritikoi hapur presidentin Vladimir Putin dhe kundërshtoi fuqishëm sanksionet ndaj energjisë ruse.

“Dëgjo, Viktor, a e di se çfarë po ndodh në Mariupol?”, e ka pyetur Zelenskiy Orbanin, i cili ishte afruar më shumë me Kremlinin vitet e fundit. 

“Përgjigja në pyetjen se në cilën anë është Hungaria është se Hungaria është në anën e Hungarisë”, shkroi Orban në rrjetet sociale.

“Një herë e përgjithmonë, ju duhet të vendosni se në cilën anë jeni”, tha Zelenskiy në një video të transmetuar për liderët e BE-së të mbledhur në një samit në Bruksel. 

Përveç kësaj, Zelenskiy i bëri thirrje Hungarisë, e cila është shumë e varur nga energjia ruse, ta pezullojë tregtinë me Moskën.

“Nëse mbyllim rubinetin e naftës dhe gazit, do të rëndojmë kostot e luftës në kurrizin e familjeve hungareze”, tha Kovacs të premten. 

(Kosova Sot Online)