
Shuhen flakët në autobusin e djegur në Prishtinë

Një autobus është djegur në Hajvali të Prishtinës.
Në pamjet e dërguara vërehen shtëllunga të mëdha tymi që u panë nga e gjithë zona përreth.
Për rastin nuk janë përgjigjur ende nga Policia e Kosovës.
Në disa pamje zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes, ndërsa në një video të fundit shihet zjarri që është shuar.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë udhëtar.
(Kosova Sot Online)