Biden në bisedë të përbashkët telefonike me Macron, Scholz, Johnson dhe Draghi

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 16:17
Biden në bisedë të përbashkët telefonike me Macron, Scholz, Johnson dhe Draghi

Biseda telefonike e presidentit amerikan Joe Biden me aleatët evropianë për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës është duke u zhvilluar, deklaron Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN.

Thirrja telefonike filloi në 9:19 të mëngjesit me kohën lokale të kryeqytetit amerikan.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe kryeministri britanik Boris Johnson po marrin pjesë në thirrjen e përbashkët telefonike.

(Kosova Sot Online)