
Rusët kidnapojnë edhe një kryebashkiak ukrainas

Prokurorët në Ukrainë kanë thënë se edhe një kryetar komune është kidnapuar nga rusët.
Kryetari i komunës Hola Prystan u kidnapua më 28 mars, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Më herët trupat ruse kishin kidnapuar edhe kryebashkiakë të territoreve të okupuara, shkruan The Kyiv Independent.
Hola Prystan është komunë e rajonit të Kherson, i cili është nën kontrollin e rusëve.
(Kosova Sot Online)