
Pse Lajçak shkoj të flasë me zyrtarët gjermanë në Berlin

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun me Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka falënderuar për mbështetjen që Gjermania ia ka dhënë atij në çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë të dialogut.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se është takuar me zyrtarë gjermanë për të diskutuar çështjet e lartëpërmendura.
Ai shkruar se Gjermania ka dhënë ndihmë të vazhdueshme dhe të fuqishme në atë se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Falënderoj mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të Gjermanisë për punën time dhe diskutimet e rëndësishme që pata në Berlin se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE,” shkroi ai.
Tutje, ai ka thënë se çështja e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme së kurrë më parë.
“Ne ramë dakord se është më e rëndësishme se kurrë në kontekstin e sotëm gjeopolitik”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)