Amerikanët i trajnuan ukrainasit në Poloni

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 18:53
Amerikanët i trajnuan ukrainasit në Poloni

Trupat amerikane në Poloni kanë trajnuar ukrainasit për përdorimin e armëve dhe pajisjeve që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë.

Lajmi është raportuar nga CNN, i cili shkruan se kjo është pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar forcat ukrainase në luftën e tyre ndaj Rusisë.

 Një ditë më parë, ishte presidenti amerikan, Joe Biden, i cili tha se trupat amerikane kane ndihmuar trupat ukrainase në Poloni.

(Kosova Sot Online)