Zelensky kërkon më shumë armë: E ardhmja e gjithë kontinentit po vendoset tani

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 15:55
Zelensky kërkon më shumë armë: E ardhmja e gjithë kontinentit po vendoset tani

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për më shumë armë dhe i ka kërkuar Europës që të mbyllë portet detare me Rusinë, në një adresim që pati në parlamentin norvegjez.

Zelensky kërkoi për raketa anti-anije, raketa Harpoon, sistemet e raketave kundërajrore dhe armë anti-tanke.

“Me të gjitha armët që mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj”, tha ai, shkruan CNN

Zelensky tha se Rusia është duke bllokuar portet detare të Ukrainës.

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje që të përdorë portet e botës lirshëm. Kjo është një çështje e sigurisë globale detare”, shtoi Zelensky.

Ai paralajmëroi se e ardhmja e “gjithë kontinentit, nga veriu deri në jug, nga lindja deri në perëndim, është duke u vendosur pikërisht tani”.

(Kosova Sot Online)