Lufta në Ukrainë, trupat ruse rigrupohen pranë Kievit

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 23:00
Lufta në Ukrainë, trupat ruse rigrupohen pranë Kievit

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se forcat e saj pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe në Chernihiv po rigrupohen për tu fokusuar në çlirimin e Donbasit.

Kjo vjen pasi Moska njoftoi se do të ulte ndjeshëm sulmet në këtë zonë.

“Në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv, po zhvillohet një rigrupim i planifikuar i trupave. Gjatë fazës së parë të operacionit special ushtarak të kryer nga forcat e armatosura të Rusisë në territorin e Donbasit dhe Ukrainës, ishte planifikuar të detyrohej armiku në angazhimin e personelit, objekteve, burimeve dhe pajisjeve luftarake për të mbrojtur qytetet e mëdha, përfshirë Kievin, për t’i vendosur ato në fushën e betejës dhe pa i sulmuar këto qytete, duke shmangur humbjet midis civilëve për të mposhtur formacionet e armatosura të Kievit”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Rusisë.

Kjo nuk do t’i lejojë ata të përdorin këto forca kundër operacioneve të forcave tona të armatosura në Donbas. Të gjitha këto synime u përmbushën, shkruan a2cnn.

Qëllimi i rigrupimit të forcave të armatosura ruse është të fokusohet në frontet kryesor dhe para se të gjithash të përfundon operacioni me çlirimin total të Donbasit”.


(Kosova Sot Online)