Inspektorët e Tregut me aksion ndaj furrave të bukës

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 20:21
Inspektorët e Tregut me aksion ndaj furrave të bukës

Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka ndërmarrë sot inspektime për peshën e bukës, në disa furra në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve është hasur në parregullsi sa i përket peshës së bukës.

Gjithashtu, verifikime janë bërë për mashtrime lidhur me peshën e bukës dhe në disa produkte ka munguar vendosja e deklaracionit dhe ministria thotë se në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese.

Sipas Ministrisë, janë shqiptuar gjithsej katër gjoba nga Inspektorati i Tregut.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe nëse konstatohen parregullsi do të ketë masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi”, ka thënë Ministria.


(Kosova Sot Online)