Sa takime i pati presidentja për tre muaj

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 21:12
Sa takime i pati presidentja për tre muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar për tre muaj me nëntë krerë të shteteve të huaja dhe me tetë kryeministra.

Këtë e bëri të ditur këshilltari i presidentes, Bekim Kupina,  i cili theksoi se angazhimi i Osmanit nuk ka si të përshkruhet ndryshe, përpos si angazhim maksimal në përfaqësimin e Kosovës në forume dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.

“Faktet flasim më shumë se fjalët. Gjatë periudhës tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022 janë realizuar:

Takime me krerë shtetesh: 9

Takime me kryeministra: 8

Takime me kryetarë kuvendesh: 5

Takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare: 6

Takime me ministra të Jashtëm: 10

…si dhe takime të tjera me delegacione të larta nga Shtëpia e Bardhë, telefonata me krerë shtetesh, takime me senatorë e anëtarë të parlamenteve nga SHBA-ja, BE -ja dhe shtete të tjera Takimet përfshijnë edhe shtete jo njohëse”,ka shkruar Kupina në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online)