
Bujar Bukoshi ishte intervistuar nga Specialja

Avokati i ish-presidentit Thaçi në Hagë, Gregory Keohe, ka dhënë detaje të paditura deri më tani në lidhje me intervistimin e disa figurave të njohura në Kosovë nga Prokurorët e Speciales.
Në një shkresë të Keohes ku ai ankohet për mos-zbulimin e materialeve shfajësuese nga Prokuroria e Speciales, përmendet emri i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.
Ky i fundit, sipas Keohes, ishte intervistuar nga Prokurorët e Speciales, mirëpo që Prokuroria nuk e ka zbuluar asnjë material apo shënime të intervistës së tij për mbrojtjen.
Madje, në një moment, Keohe pretedon se intervista e Bukoshit ka përfunduar me pyetjen nga hetuesi i speciales: “Oh, ju duhet të jeni miq me Hashim Thaçin, apo jo?”.
Sipas Keohes, kjo pyetje sugjeron se Prokuroria e Speciales ka konsideruar se dëshmia e Bukoshit ishte shfajësuese.
“Për më tepër, Prokuroria nuk ka bërë të ditur asnjë deklaratë apo shënime të intervistës së z. Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i LDK-së i Kosovës, të cituar nga Prokuroria në aktakuzën e saj. Mbrojtja është në dijeni se ai është intervistuar nga Prokuroria dhe se intervista e tij ka përfunduar me pyetjen e mëposhtme nga hetuesi i Prokurorisë” “Oh, ju duhet jeni miq me Hashim Thaçin, apo jo?” – Prokuroria me gjasë e konsideroi se dëshmia e tij ishte shfajësuese”, thuhet në shkresën e Keohes.
(Kosova Sot Online)