Konjufca nderon viktimat e masakrës në Pastasel

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 17:04
Konjufca nderon viktimat e masakrës në Pastasel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Pastasel të Rahovecit për të përkujtuar vrasjen e 106 martirëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë përreth tij nga forcat serbe.

Masakra në Pastasel të komunës së Rahovecit, e kryer më 31 prill 1999 shënon një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, ku në mesin e martirëve kishte fëmijë, gra dhe pleq

Trupat e disa prej viktimave të këtij krimi edhe pas 23 vitesh mbesin të zhdukur me dhunë, dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar për krimet e bëra. ​

(Kosova Sot Online)