Lavrov flet sikur të ishte udhëheqës i botës
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke folur në një konferencë për gazetarë ka thënë se “bota tashmë ka hyrë në fazë të re”.
Në videon e shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Rusisë në llogarinë e saj në ‘Twitter’, shihet diplomati rus duke paralajmëruar ardhjen e një botë të rë “multipolare”, teksa thotë se “rendi i ri botëror do të sjellë barazi ndërmjet shteteve” dhe se “aty nuk do të ketë lojtar të dytë”.
“Një realitet i ri po formësohet, bota njëpolare pashmangshmërisht po shkon drejt së kaluarës dhe një botë multipolare po lind. Ky është një proces objektiv që nuk mund të ndalet. Nuk do të ketë një udhëheqës të vetëm në këtë realitet të ri. Të gjitha shtetet kyqe me ndikime vendimtare në ekonominë dhe politikën e botës do vijnë sipas kushteve. Duke qenë të vëmendshme ndaj statusit të tyre special, ato do të sigurohen që do të mbikqyren nga parimet fundamentale të Këshillit të OKB-së, duke përfshirë ato kryesore- sovranitetin e barabartë të shteteve. Askush në botë nuk do të konsiderohet si lojtar i dytë. Të gjitha kombet janë të barabarta dhe sovrane”, u shpreh Lavrov.
(Kosova Sot Online)
