Bujqësia i bën bashkë ministrin Peci e kryetarin Hamza

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 20:34
Bujqësia i bën bashkë ministrin Peci e kryetarin Hamza

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se sot ka qenë për vizitë në Komunën e Mitrovicës, atje ku e ka pritur kryetari Bedri Hamza.

Peci ka treguar se Ministria do të investojë në sistem të ujitjes duke mundësuar kështu rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së prodhimeve vendore.

"Ministria e Bujqësisë do të investojë në sistem të ujitjes edhe në Komunën e Mitrovicës duke mundësuar kështu rritjen e produktivitetit dhe cilësisë së prodhimeve vendore. Njëherit kërkova nga Kryetari Hamza bashkëpunim në monitorim dhe kontroll gjatë implementimit të programeve tona mbështetëse si dhe ndarjen e të dhënave dhe statistikave nga Drejtoria e Bujqësisë me qëllim që të krijojmë politika zhvillimore, të implementueshme e frytdhënëse", ka shkruar mes tjerash ai.

(Kosova Sot Online)