Mbi bustin e poetit ukrainas në Novi Sad vendoset simboli Z

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 20:44
Mbi bustin e poetit ukrainas në Novi Sad vendoset simboli Z

Në Novi Sad të Serbisë, monumentet e një poeti ukrainas, është vandalizuar.

Mbi bustin e poetit Taras Shevchenko, është vendosur simboli Z, i cili është bërë sinonim i pushtimit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Megjithatë, simboli i vendosur, është fshirë më pas nga disa vullnetarë.

Serbia është kritikuar vazhdimisht për qasjen e saj pro-ruse në kohën kur e gjithë bota po e dënon dhe po e sanksionin Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.


(Kosova Sot Online)

Në fillimin e luftës, pati edhe një marsh pro-rus në mes të Beogradit.