Çmim të lartë të bukës pati edhe pas përfundimit të luftës

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 20:46
Çmim të lartë të bukës pati edhe pas përfundimit të luftës

Mielli ishte vjedhur edhe nga  serbët duke rritur edhe më shumë këtë problem, e një vendi i cili sapo kishte dalur nga lufta shkatërruese, furrtarët  bukën e shisnin me  50 feningë ose 6 dinarë

Rilindja e vitit 1999-të shfaqte numër të pa fund të problemeve në atë vit.

E një problem me te cilin po ballafaqohemi tani, kosovarët e kishin edhe asokohe.

Çmimi marramendës i bukës ishte nga shqetësimet kryesore të atij viti sfidues.

Kështu raportohej në një nga numrat.

Mielli ishte vjedhur edhe nga vet serbët duke thelluar edhe më shumë këtë problem.

Por, kur trupat serbe u larguan nga Kosova pas bombardimeve të NATO-SË mungesa e madhe e miellit bëri që të rritet edhe çmimi i bukës.

Kështu aty kërkohej edhe një ndërhyje institucionale.

Edhe në atë periudhe, qytetaret kundërshtonin rritjen e çmimit duke vlerësuar se edhe furrtarët po përfitojnë në krah të tyre.


(Kosova Sot Online)