Çka ndodhi me mjekët e infermierët e angazhuar në pandemi?

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 11:02
Çka ndodhi me mjekët e infermierët e angazhuar në pandemi?

Përhapja e shpejtë e Covid-19 shtoi edhe nevojë për angazhimin e mjekëve dhe infermierëve në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

Por përfaqësuesit e këtyre të fundit edhe pse përmendin shifrën deri ne 500 persona nuk kanë informacione të sakta se sa është numri i atyre që u angazhuan në këtë periudhë.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla në një intervistë për Ekonomia Online tha se Ministria e Shëndetësisë është treguar jotranspartenet pasi nuk dihet numri i mjekëve e infermierëve të punësuar në kohë të pandemisë.

“Për fat të keq ne nuk e dimë numrin as të mjekëve e as të infermierëve sa kanë qenë të angazhuar në kohë të pandemisë me kontrata. Kjo është tash plus një jo transparencë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë edhe pse ne në vazhdimësi kemi kërkuar që këta që kanë punuar të iu vazhdohet sepse kanë dhënë një kontribut mirëpo me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri i saktë”.


(Kosova Sot Online)