Osmani: Tash bota po e kupton se vendi ynë është partner serioz

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 15:57
Osmani: Tash bota po e kupton se vendi ynë është partner serioz

Vjosa Osmani ka prezantuar në një konferencë për media të arriturat përgjatë një viti si presidente e Kosovës.

Presidentja Osmani tha se “kam kryer me nder dhe dinjitet detyrat dhe funksionet kushtetuese”.

Ajo tha se me të, “Kosova çdo ditë e më shumë po shndërrohet në vend nikoqir të vizitave të nivelit të lartë”.

“Sepse tashmë rajoni dhe bota po e kupton se vendi ynë është një partner serioz, i gatshëm për t’u ballafaquar me sfidat dhe i pjekër për të kontribuar në projekte rajonale e ndërkombëtare”, tha Osmani.

Presidentja foli për imazhin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit, duke thënë se ka punuar maksimalisht në këtë çështje.

“Jam përpjekur maksimalisht që krahas me përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit, të punoj më tej për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”, tha ajo.

Politika e jashtme e Kosovës, Osmani tha se “mbetet reflektim edhe i asaj se sa jemi shtet i fuqishëm përbrenda”.


(Kosova Sot Online)