Veteranët e UÇPMB’së: Jemi të anashkaluar
Nazmi Hajredini, nga OVL-UÇPMB, ka thënë se si veteranë, gjithmonë janë shprehur kundër zgjedhjeve parlamentare serbe, meqë, sipas tyre, nuk po përfillen asnjëherë kërkesat që kanë.
Ai tha se kërkesat e tyre në Serbi shkelen madje në mënyrë sistematike.
”Ne si veteranë dhe si OVL-UÇPMB çdoherë, edhe në mandatet tjera, kemi qenë kundër zgjedhjeve parlamentare, pasi që e dimë mirë se në këto zgjedhje parlamentare nuk përfillen kërkesat tona legjitime”, tha Hajredini.
”Të drejtat tona shkelen në mënyrë sistematike, duke u nisur nga të gjitha, qoftë arsimi, shëndetësia, etj”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)
